Kulturë

Gjysmë milioni euro për Ministrinë e Kulturës në “Internat”

Gjysmë milioni euro do të jetë kostoja fillestare sa i përket zhvendosjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës në Prizren.

Këto mjete, sipas planifikimeve të këtij institucioni, do të shpenzohen vitin e ardhshëm për rregullimin e zyrave të punonjësve të administratës që do të vendosen në qytetin jugor. Me to do të restaurohet ai që njihet si “Kazerma e vjetër - Internati”, ku do të zënë vend disa prej punonjësve të administratës. Kabineti i ministrit të Kulturës synon të marrë një tjetër objekt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë shumë nuk hyjnë shpenzimet e zhvendosjes, as ato operative për komunikim zyrtar midis dy departamenteve që do të jenë në Prizren e të tjerave që mbesin në Prishtinë, në distancë prej 84 kilometrash. Ende nuk dihet se si do të organizohet transporti për punonjësit që pas 17 vjetësh do t’u ndërrohet vendi i punës.

MKRS-ja synon që zyrat e ish-Rektoratit të universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” të shërbejnë për kabinetin e ministrit, përderisa objekti i njohur si “Internati” të jetë hapësira e Departamentit të Kulturës dhe atij të Trashëgimisë Kulturore. Vendimi për zhvendosje u miratua të martën edhe në Qeveri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.