Kulturë

Fakte rreth çmimit Nobel në Kimi

Çmimi i Nobelit në Kimi është dhënë 109 herë dhe gjithsej numërohen 177 fitues të çmimit Nobel, nga viti 1901 deri në vitin 2017.

Më poshtë vijojnë disa fakte që lidhen me çmimin Nobel në Kimi:

1- Laureati më i ri ishte Frederic Joliot, i cili ishte 35 vjeç kur fitoi çmimin Nobel, në vitin 1935 së bashku me gruan e tij, Irene Joliot-Curie, për zbulimin tyre të sintezës së elementeve të reja radioaktive.

Irene ishte vajza e madhe e Marie dhe Pierre Curie.

2- Laureati më i vjetër ishte John B Fenn, i cili ishte 85 vjeç kur ai dhe Koichi Tanaka u nderuan me çmimin Nobel në vitin 2002, për zhvillimin e metodave për të identifikuar dhe analizuar makromolekulat biologjike.

3- Vetëm katër gra janë nderuar me çmimin Nobel në Kimi:

Ada E Yonath në vitin 2009, Dorothy Crowfoot Hodgkin në vitin 1964, Irene Joliot-Curie në vitin 1935 dhe Marie Curie në vitin 1911.

Gjithashtu, Marie Curie u nderua edhe me çmimin Nobel në Fizikë, në vitin 1903.

4- Mosha mesatare e të gjithë laureatëve të kimisë nga viti 1901 deri në vitin 2016 është 58 vjeç.

5- Frederick Sanger ishte studiuesi i vetëm që ka fituar dy herë çmimin Nobel në Kimi, në vitin 1958 dhe 1980.

6- Dy laureatë të çmimit Nobel në Kimi ishin në mesin e tre laureatëve gjermanë të cilët ishin të ndaluar nga Adolf Hitleri për të pranuar çmimin, Richard Kuhn në vitin 1938 dhe Adolf Butenandt në 1939.

Përveç kësaj, Gerhard Domagk u ndalua të pranonte çmimin Nobel në Mjekësi, në vitin 1939.

Të tre fituesit, kishin të drejtë të merrnin më vonë, çmimin Nobel dhe medaljen, por jo paratë e çmimit.

7- Biokimia është fusha më e hulumtuar shkencërisht nga laureatët e Nobelit në Kimi.