Kulturë

Vdiq Tom Petty

Descriptive Text

Muzikanti amerikan Tom Petty ka vdekur në Kaliforni, në moshën 66 vjeçare, thuhet në një deklaratë të lëshuar në emër të familjes së tij.

Petty u gjet pavetëdije dhe në arrest të plotë kardiak në shtëpinë e tij në Malibu mëngjesin e të hënës.

Ai u dërgua në spital megjithatë por nuk arriti të mbijetonte.

Petty ishte i njohur si këngëtari kryesor i grupit rock The Heartbreakers, duke prodhuar hite të tilla si American Girl, Breakdoën, Free Fallin ', Learning to Fly and Refugee, transmeton KosovaPress.

"Ai vdiq i qetë në orën 20:40 i rrethuar nga familja dhe shokët e tij", tha menaxheri i tij Tony Dimitriades.