Kulturë

“Motrat” me dyer të hapura për artistët e rinj

Prishtinë, 10 mars - Gjashtë piktura të punuara në teknikë vaji, në karton, shpalosin momente personale të artistes së re kosovare, Tadi. Shenjat e artit naiv vijnë të gërshetuara në veprat e saj. Ani pse ka studiuar për pikturë, Tadi ka dy vjet që është marrë me ilustrime dhe vizatime me tush, gjë që vërehet edhe në pikturat e saj. Stili i saj është i veçantë. “In a dream I saw lights coming out of your body” e ka titulluar ekspozitën e saj të parë personale që përkon mirë me ambientin intim, ku u shpalosën veprat. Ekspozita u hap të enjten mbrëma dhe pos promovimit të saj si artiste shënoi inaugurimin e një hapësire të re ekspozuese në kryeqytet. “Motrat” është emri i saj. Projekti është implementuar nga “FRABAAC” në bashkëpunim me “Trembelat”.

Yll Rugova, në cilësinë e drejtorit menaxhues, ka thënë se Prishtina ka pasur nevojë për një hapësirë të tillë, e cila do t’u mundësojë artistëve të rinj që të promovojnë punën e tyre.

“Ne kemi luftuar shumë gjatë që në Prishtinë të kemi më shumë hapësira për aktivitete kulturore dhe këtu mund të përmend muzikën, e cila performohet në kushte shumë të këqija, nuk ka një sallë të duhur koncertale, për operë a balet. Pra, ambienti është shumë i keq sa i përket kulturës. E njëjtë është situata edhe për artin figurativ. Në mungesë të hapësirave ekspozuese e kemi parë të arsyeshme që hapësirën që e kemi në zyrën tonë ta vëmë në dispozicion të artistëve të rinj”, ka thënë Rugova, teksa ka treguar se ata tashmë kanë themeluar edhe bordin i cili gjatë muajve në vazhdim do të përkujdeset për përzgjedhjen e artistëve që do të ekspozojnë. Se kush është pjesë e bordit, ai ka thënë se do të bëhet publike në ditët në vazhdim (gjerësisht, sot në “kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}