Kulturë

“The Wife” përballë prestigjit të shkrimtarit

Descriptive Text

“Nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa një shkrimtar ndjenjat e të cilit janë lënduar”. Narratore është Joan Castelman, gruaja sharmante, enigmatike dhe mbështetëse e autorit me famë botërore dhe e letërsisë newyorkeze, Joe Castelman.

Është performancë fascinuese e Glenn Closes në këtë komedi të zezë tejet argëtuese nën regji të Björn Runge, e përshtatur nga Jane Anderson prej romanit të Meg Wolitzer, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ndoshta ky është roli më i mirë i karrierës së Close, me performancë të qetë dhe vetëkontroll.

Joana e saj është një studim mbi dhimbjen martesore, mashtrimin dhe politikat seksuale të prestigjit. Është portretizim për të vënë së bashku paraqitjen e Closes në “Dangerous Liasions and Fatal Attraction”. “The Wife” është një film që nuk duhet të humbet nga fansat e Glenn Close. Në fakt, nuk mund ta shohësh nëse nuk je fans – nëse nuk ke qenë i tillë tashmë.

Castlemansët janë në aeroplan për në Suedi, Joe është gati të marrë çmimin “Nobel”, e gjatë fluturimit ata bezdisen nga Nathanial Bone, fans e parazit i cili dëshiron që Joe të bashkëpunojë me të për biografinë në zgjerim që ai po planifikon ta shkruajë. Joe sillet me të me përbuzje por Joan e këshillon që të ketë trajtim më diplomatik. Është moment kyç në këtë dramë tejet argëtuese kur gjërat nisin të shkatërrohen.

Jonathan Pryce është i shkëlqyeshëm si grindavec dhe shkrimtar i vjetër mendjemadh, një njeri i cili tani është i varur nga lëvdatat dhe kënaqet me reputacionin tij gati kolosal. Christian Slater është kocka e fshehtë dhe e rrezikshme.

Max Irons është djali i Joes, Davidi, i cili po ashtu ka plane që të jetë shkrimtar, që dëshpërimisht ka nevojë për miratimin e babait me gjithë dhimbjen dhe pikëllimin ndaj kritikave të Joeit për punën e tij – kritika të cilat nuk japin asnjë siguri të madhe se djali i tij e ka zgjedhur karrierën e duhur. Më pas është një moment shqetësues në dhomën e tij të hotelit në Stokholm kur atij nuk i kujtohet emri i një prej personazheve të tij. A është Joe duke u çmendur?

Dhe natyrisht Close portretizon Joan, një grua shumë e dashur dhe e admiruar në rrethin e ngushtë të Joes: mike mbështetëse, nënë – e cila shpejt do të bëhet gjyshe – dhe bashkëshorte e dashur, me sa duket e lumtur me jetën nën hijen e një titani... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.