Kulturë

Letërsia e post-independencës kosovare

Mijëvjeçari i ri ka prodhuar një brez të fuqishëm të letërsisë sonë, që është duke u zhvilluar në territorin e Kosovës, si një nga zonat më produktive të letërsisë së gjithëmbarshme shqipe.

Është një brez shkrimtarësh që me veprat e tyre artistike janë duke e freskuar skenën tonë kulturore, duke u shndërruar në bartës të zhvillimeve letrare e artistike në arealin shqiptar të Kosovës, shkruan sot Adil Olluri në Koha Ditore.

Përcaktimi si letërsi e post-independencës kosovare është më shumë një përcaktim kohor se kur është shkruar, dhe kur është botuar letërsia e autorëve të këtij brezi, për të cilët do të flasim më poshtë. Pra, është letërsi që shkruhet, botohet, lexohet dhe komentohet pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008).

Për një përcaktim të tillë i kemi marrë për bazë dy referenca. Së pari, duke i parë studiuesit dhe kritikët anglezë që përcaktimin e etapave të zhvillimit të letërsisë së vendit të tyre e bëjnë vetëm mbi bazën kohore, atëherë edhe ne e kemi parë të udhës që ta lansojmë një diskutim të tillë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.