Kulturë

“Sazet” shqiptare depërtojnë në radion e BBC-së

“Pothuajse tre dekada që nga rënia e komunizmit, një grup muzikantësh folklorikë nga Shqipëria po përpiqen të hyjnë në skenën muzikore botërore”.

Radio angleze BBC-së e sjell në kuadër të ditës ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, muzikën unike të polifonisë, të luajtur me saze.

“‘Sazet’ luajnë këngë dhe melodi tradicionale nga qytetet e Shqipërisë Jugore. Ata u sollën së bashku nga producenti muzikor i Londrës, i njohur si Pink Floyd, Joe Boyd, për të regjistruar një album dhe do të performojnë në StLuke’s, Qendra Barbican në Londër, brenda disa javësh”, thuhet në lajmin e publikuar nga BBC, përcjell ATSH.

Shoqëruar me një audio të plotë lidhur me këtë event të rëndësishëm për promovimin e folklorit shqiptar me sazet tradicione, Albana Kasapi e BBC-së raporton për gëzimet dhe dhimbjet e tingujve të fëmijërisë së saj.