Kulturë

Ministria e Kulturës i paguan si drejtorë dy ish-punonjës të saj

Prishtinë, 28 shtator - Osman Gojani dhe Alban Bakija paguhen nga Ministria e Kulturës si drejtorë të institucioneve nën varësi të saj. Gojani ka më shumë se tre vjet që zyrtarisht nuk ka marrëdhënie pune me MKRS-në si drejtor i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjakovë.

Praktikisht ai e mban këtë detyrë, merr vendime si drejtor dhe paguhet nga shteti i cili e ka vlerësuar si të paaftë për ta mbajtur atë detyrë. E Alban Bakija qysh prej marsit të këtij viti nuk është drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, por pavarësisht kësaj vazhdon të paguhet për pozitën që nuk e mban.

Përderisa veprimet e Ministrisë së Kulturës në raport me këto dy raste bien ndesh me ligjin, institucioni më i lartë kulturor në vend vazhdon të veprojë kësisoj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.