Kulturë

“American Assassin” shpik heroin që shpëton botën

“American Assasin”, me regji të Michael Cuestas, mëton të jetë i pari në një françizë të re me filma aksion të bazuar në librin bestseller të Vince Flynn, që flet për Mitch Rapp, një lloj vrasësi terroristësh të ashpër, që thotë të tilla gjëra si “nëse nuk jeni të zënë duke jetuar, jeni duke vdekur”.

Seria 16 pjesëshe e librave është një zgjedhje mjaft e mençur për ta përshtatur për ekran. Është “Jack Reacher” që takon “Lone Survivor” dhe aq apolitik saqë edhe Bill Clintoni edhe George W. Bushi ishin adhurues të saj. Rapp u buzëqesh me ashpërsi të gjithëve: burokratëve, të gjitha religjioneve, francezëve.

Ky lansim ka ambicie të mëdha dhe një skenar në të cilin plumbat shkrepen në Malta, Ibiza, Stambolli, Tripoli, Rumani, Roanoke dhe Romë. Megjithatë, “American Assassin” është aq direkt dhe maço saqë del një përzierje e Bourne, Bond dhe Brian Mills nga “Taken”, shkruan “Variety.com”, transmeton “Koha Ditore”. Rapp mund ta bombardojë rrugën e tij drejt Turqisë - por ky hero i fryrë zor që po arrin sukses komercial në arka filmike dhe ka pak gjasa të gjejë hapësirën e vet.

Për ta mbajtur rrëfimin bashkëkohor, regjisori Cuesta (i filmave si “Kill the Messenger”) dhe ekipi i skenaristëve të tij të udhëhequr nga Stephen Schiff i “The Americans”, e çojnë rrëfimin më përpara në kohë. Në vend se të jetë një profesionist i thinjur, të cilit i kishte vdekur e dashura e shkollës në vitin 1988 në bombardimet në Lockerbie, ky Rapp është një 10-vjeçar në ngjarjet e 9 shtatorit.

Kur nis filmi, ai është një djalosh naiv, që portretizohet nga Dylan O’Brien i “Teen Wolf’s”, tek i propozon të dashurës së tij Katrinas (Charlotte Vega) në një plazh spanjoll. Rapp dhe tashmë e fejuara e tij as që ia dalin të pinë koktejet kur terroristët myslimanë të udhëhequr nga Adnan Al-Mansur (Shahid Ahmed) nisin të shtënat në kompleks turistik. Katrina qëllohet në zemër dhe mbetet e vdekur në bikinin e saj të bardhë.

Dhe kur “American Assassin” e zhvendos ngjarjen 18 muaj më vonë, Rapp është kthyer në shtëpinë e tij dhe merr pamjen e një djaloshi muskulor që dëshiron të bëhet vrasës. Në mënyrë që të infiltrohet në qelinë e Al-Mansurit dhe të hakmerret për ekzekutimin e së dashurës së tij, ai ka shtuar disa kilogramë dhe është trajnuar të qëllojë me armë.

“Jam gati të shkoj në pushim”, u shkruan ai terroristëve me bazë në Tripoli. Është e pasigurt nëse kjo ironi është e qëllimshme. Ai merr vëmendjen e zëvendësdrejtoreshës së CIA-s, Irene Kennedy (Sanna Lathan), e cila e bën një gjë të ndjeshme kur zbulon rebelin temperament e të traumatizuar: ajo ia beson atij shpëtimin e botës. Filmi i beson më pak atij, duke pasqyruar rrudhjet e fytyrës së Al-Mansurit kur Rapp e qëllon për vdekje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.