Kulturë

Parashikimet e para për favoritët e çmimeve “Oscar”

Nga fundi i shtatorit të vitit të kaluar, pasi që u shfaqën premierat e filmave nëpër festivalet vjetore, ne veçse i kishim parë shtatë nga nëntë të nominuarit për filmin më të mirë.

Përsëri jemi kthyer në fazën e parashikimeve të para: kritikat kanë nisur, trofetë e para janë ndarë dhe mund të fillojmë të bëjmë një listë të zgjeruar, por, megjithatë, të mundshme, me kandidatët potencialë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Gara zyrtarisht nisi në janar, dhe megjithëse Festivali i Sundances është shndërruar në një pikë shartuese më pak e besueshme për filmat që mund të marrin shpërblime, këtë vit na i ofroi tre prej favoritëve më të mëdhenj.

Kritikat më të mëdha i janë dhënë romancës mes homoseksualëve “Call Me by Your Name”, të realizuar nga regjisorja e filmit “I Am Love”, Luca Guadagnino, që po ashtu ka marrë vlerësime të theksuara për aktorët në rol kryesor Armie Hammer dhe yllin në ngritje Timothee Chalamet.

Të dy mund ta kenë shansin të garojnë përkrah me yllin e “A Serious Star”, Michael Stuhlbarg, që është afër të bëhet aktori më i mirë në rol dytësor për paraqitjen e tij emotive dhe skenën e shumëpërfolur në fund të filmit.

Ky festival e shfaqi edhe premierën e “Mudbound”, një dramë e zhvendosur në Luftën e Dytë Botërore që flet për ndarjen racore në Mississippi, që i dha nam regjisores Dee Rees, e cila do të mundë të bëhej gruaja e parë me ngjyrë që nominohet për regjisoren më të mirë.

Ka shumë mundësi që nga ky film për aktoren më të mirë në rol dytësor të nominohet ylli Mary J. Blige. Filmi ishte blerë nga “Netflix” për 12.5 milionë dollarë, por kompania ka pasur vështirësi të arrijë te Akademia me cilindo prej filmave fiksion që ka realizuar deri më tani – ndryshe prej “Amazon” që shënoi “Oscarin” e parë vitin e kaluar me filmin “Manchester by the Sea”.

Festivali i Filmit në Cannes nuk solli shumë filma potencialë për çmime, duke përfshirë fantazinë “Wonderstruck” të Todd Haynes që nuk mori shumë përkrahje, por drama komike e regjisorit Sean Baker, “The Florida Project” u prit ngrohtësisht dhe ylli i saj Willem Dafoe mund të marrë nominim për aktorin më të mirë në rol dytësor... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.