Kulturë

Shoqëria jonë kërkon ta evitojë konceptin e dështimit si element jetësor

Driant Zeneli i lindur në Shkodër, 1983 është artist visual. Jeton dhe punon mes Tiranës dhe Milanos. Vepra e Driant Zenelit sfidon limitet intelektuale dhe fizike, duke vendosur në skenë dhe duke performuar situata surreale dhe ironike, ndonjëherë dhe absurde.

Këto të fundit manifestohen në tentativa performative - me përfshirjen vetjake ose edhe të të tjerëve - në një proces që kthen kohën në eksperiencë. Shpesh puna e Zenelit identifikohet me ëndrrat, luan me arsyen, ndërkohë takohet me pjesëmarrjen e publikut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në qendër të veprimit performativ dhe në punët e tjera të artistit, ku përdoret gjuha e narratives filmike, ndodhet ripërkufizimi i dështimit - si çasti themelor për të krijuar një alternativë të re.

Në 2011 ai përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e 54-të Bienales se Artit në Venecia. Në 2008 fitoi çmimin ndërkombëtar “Onufri” në Tiranë, dhe në 2009 “The Young European Artist Award Trieste Contemporanea”.

Në 2017 merr çmimin “Moroso Concept” në Milano. Ai ishte dhe drejtor artistik i Bienales së Mesdheut për artistët e rinj, që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri në 2017, në mes të Tiranës dhe Durrësit.

Një përzgjedhje e ekspozitave të tij përfshin: MuCEM, Marseille, (2016); Centre Pompidou, Paris (2016); MSFAU Tophane-i Aime, Stamboll, (2016); Prometeogallery di Ida Pisani, Milan (2015; 2010); IV Bienal del Fin del Mundo, Kili (2015); Viafarini, Milan (2014); GAM, Museum of Modern and Contemporaryart Turin (2013); White House Biennial, Athinë (2013); KCCC, Klaipeda, Lituani (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castiglia León. Spanjë,(2012); TICA, Tirana (2012); Prague Biennale 5, Pragë (2011); Trongate 103, Glasgow (2011); Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë (2010); Museo d’Arte Contemporanea Villa Croce, Gjenovë (2009); Galeria Kombëtare, Tiranë, (2008).

Zeneli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Shtëpia ka forma dhe perceptime të ndryshme, një gjë është e sigurt ne kemi nevojë për atë, reale apo virtuale të jetë ajo. Mendoni pak që për shumë nga njerëzit sot shtëpia e tyre mund të jetë valixhja me të cilën shpesh udhëtojnë, kompjuteri ose smartphoni i tyre, për disa shtëpia është ajo që mban memorien e së shkuarës, në veçanti të familjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.