Kulturë

“1 në 1000” mbledh fonde për bibliotekën e Fakultetit të Arteve

Descriptive Text

Prishtinë, 21 shtator - Brenda objektit të Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës, disa artistë të rinj, pikturonin mbi pëlhurat e bardha të formatit 11 me 11 centimetra. Pasditen e së mërkurës ata po i realizonin veprat e fundit për ta rrumbullakuar shifrën prej 1 mijë sosh, që ishte caktuar qysh në fillim të projektit.

Produktet finale të kësaj nisme do të shihen tek në muajin tetor, kur do të hapet një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Kosovës. E quajtur “1 në 1000”, ekspozita është rezultat i projektit të zhvilluar gjatë ligjëratave të lëndës “Zhvillimi dhe menaxhimi i ideve dhe koncepteve kreative”, të ligjëruar nga Orhan Kerkezi.

I gjithë projekti është realizuar nga studentët e të gjitha degëve të Departamentit të Arteve Figurative nga programi master. Por me kalimin e kohës janë bashkuar edhe artistë të tjerë që i kanë përfunduar studimet më herët. Qëllimi i projektit është të grumbullojë mjete për themelimin e bibliotekës në kuadër të Fakultetit të Arteve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.