Kulturë

Djali i Kristo Frashërit padit Moikom Zeqon për plagjiaturë

Djali i historianit Kristo Frashëri padit në Gjykatën e Tiranës për plagjiaturë Moikom Zeqon.

Padia mban datën 17 mars 2017, në të cilën Gjergji Frashëri akuzon Zeqon se i ka vjedhur pasazhe të botimit të tij historik, duke i botuar më pas në media.

Në padi, Gjergji Frashëri kërkon “Konstatimi i shkeljes të së drejtës së autorit me anë të riprodhimit të paautorizuar të pjesëve të librit “lllyrisches Dyrrah”.

Për pretendimin e kësaj plagjiature, siç transmeton Shqiptarja, Frashëri kërkon nga gjykata dhe Zeqo një dëmshpërblim monetar në vlerën e 100.000 mijë lekëve. Aktualisht në gjykatë janë zhvilluar shtatë seanca, ndërsa ende nuk ka një vendim nga gjyqtarja Irena Plaku, që shqyrton këtë padi.

Botimi për të cilën Frashëri pretendon se Zeqoja ka tjetërsuar në media me anë të plagjiaturës është botuar më 2015, njohur me kodin e ISBN si punim dhe autorësi e tij.

Ky botim historik është në shitje në treg, ndërsa pritet që gjykata e Tiranës të vendosë nëse nga Moikom Zeqo është kryer apo jo plagjiaturë, siç pretendon Gjergji Frashëri.

Libri Dyrrahu ilir

Image

Gjergji Frashëri dhe Moikom Zeqo

Image

Kristo Frashëri

Image