Kulturë

“Babai” i Xhafës ironizon me vdekjen në Paris

Një gurë varri mbi të cilin qëndron një telefon klasik është një prej veprave që do t’i provokojë vizitorët e ekspozitës që ka mbledhur 40 artistë të vendeve të ndryshme të botës në kryeqytetin francez.

“Babai” e punuar nga artisti kosovar, Sislej Xhafa, në qytetin e dritave, ngre pyetje sa i përket trajtimit të vdekjes në formë ironike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Telefoni që duket si një mjet komunikimi me babanë edhe pas vdekjes, nxjerr kontekstin e pavdekshmërisë së prindërve në projektin që ka bërë bashkë 20 galeri me nam në gjithë botën, përfshirë edhe atë “Continua” në San Gimignano të Italisë që ekspozon veprat e Xhafës.

Në ekspozitën e hapur të shtunën me titull “Continua Sphères Ensemble” në qendrën për art “Le Centquatre-Paris”, kanë marrë pjesë edhe artistë të tjerë të rangut botëror si artisti disident kinez Ai Weiwei.

Xhafa i ka thënë gazetës se “Babai” e punuar më 2013 është vepër që i kushtohet prindërve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.