Kulturë

“It” në kërkim të frikës

Disa nga përshtatjet më të mira, apo të paktën që kujtohen më së shumti të romaneve të Stephen Kingut - siç janë është “Carrie” dhe “The Shining”- krijojnë një univers të gjallë teksa kanalizojnë guximin e Kingut për ta eksploruar anën e errët të natyrës njerëzore.

Romanet e tij, me shtresat e tyre në dukje të pafundme të detajeve dhe nënkuptimeve, janë të vështira për t’u përshtatur në ekran, shkruan time.com, transmeton “Koha Ditore”. Por çfarëdo që bëni, është esenciale që të mbyllni në to tonin e Kingut.

Për hir të krejt vigjilencës së tij për t’i ngulitur sytë në horrohet më të errëta e për t’i vënë në një faqe, ai është edhe i ndjeshëm ndaj pasigurive e të metave njerëzore. Nuk është se ai thjesht na prezanton një grumbull gjërash të frikshme. Në radhë të parë na sfidon të konfrontohemi me atë se pse na duken të frikshme këto gjëra.

Përshtatja për ekran që regjisori Andy Muschietti i ka bërë romanit epik të vitit 1986 të Kingut, “It” e që e ka sjellë me të njëjtin titull, nuk shkon shumë thellë dhe nuk është shumë i frikshëm.

Më të mirën që mund ta themi, është njëfarë evokimi nganjëherë argëtues i mënyrës sesi mendojnë e flasin fëmijët brenda klisheve të tyre të vogla dhe mënyrës sesi ata mbrojnë njëri-tjetrin me një besnikëri të paluhatshme.

Mund të krahasohet me “Stand By Me” të Rob Reiner, të vitit 1986. Është fundi i vitit shkollor 1988 në një qytet të vogël dhe një grumbull fëmijësh që janë më pak të popullarizuar e që mësojnë më shumë, janë në prag të verës kur do të ngacmohen nga djemtë ngucakeq të qytetit.

Aty përfshihet djaloshi Eddie Kaspbrak (Jack Dylan Grazer), i cili e ka të ëmën e sëmurë nga astma, një fëmijë hebre i quajtur Stanley Uris (Wayatt Olef), të cilin religjioni e ka vënë në mesin e minoritetit të qytetit të vogël Maine, dhe është një djalosh i mençur e komik Richie Tozier (Finn Wolfhard).

Bill Denbrough (Jaeden Lieberher) është njëri nga anëtarët më të qetë dhe më të mendueshëm të të gjithë grupit: ai e ka një stuhi që s’mund ta kontrollojë dhe është ende duke u përballur me një tragjedi familjare. Vëllai i tij gjashtëvjeçar Georgie (Jackson Robert Scott) ishte zhdukur në fillim të vitit – kjo ngjarje është e dramatizuar me saktësi qysh në skenat hapëse të filmit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.