Kulturë

“What Happened” vjen si përgjigje e Clintonit

Hillary Clinton ka shkruar një libër. A e keni dëgjuar? Paragrafë të përzgjedhur kanë qarkulluar për javë të tëra, dhe më duhet të pranoj se në një rast - “Tani po e zhgënjej gardën time” - kam reaguar sikur alarmi i zjarrit të dëgjohej në dhomën time të ditës.

Pse t’i besoj asaj? Në librat e saj të mëparshëm, ajo i maste fjalët me lugë çaji dhe më pas i spërkaste me dezinfektues. Dhe përsëri, na është thënë disa herë se Clinton është krejtësisht ndryshe në jetën private, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Tani ajo është një shtetase private. E kjo duket se e bën gjithë dallimin. “What Happened” (Çfarë ndodhi) nuk është vetëm një libër, por disa sosh.

Është një pasqyrim i çuditshëm dhe i zymtë i disponimit të saj në ankthin pas humbjes nga Donald Trumpi. Është një post-mortem, në të cilën ajo është edhe mjeku, edhe kufoma. Është edhe një manifest feminist.

Një deklaratë kundër James B. Comey, Bernie Sanders, mediave e Vladimir Putinit. Është një abetare mbi spiunimin rus. Është një ekzagjerim për Trumpin. “Nganjëherë pyetem: nëse ju e bashkoni kohën që ai kalon duke luajtur golf, me atë në Twitter dhe lajme, çfarë mbetet”. Është një libër që vlen të lexohet.

Fitimi i rreth 3 milionë votave të popullit mund të mos ketë mjaftuar për t’u vënë në majën më të vështirë të shtetit. Por duket se ka vënë 2. 864.974 çarje shtesë në rezervën e Clintonit. Në prag të botimit të këtij libri, demokratët e kishin shprehur privatisht drojën e tyre, duke u frikësuar se mund të jetë një shpërqendrim dhe që do të hapte plagë të vjetra.

Unë pyetem, nëse pasi ta lexojnë këtë libër, ata do të ndihen ndryshe. A ka momente kur “What Happened” është lodhës, i konservuar dhe i çoroditur, duke tjerrë ngjarjet sikur prej së larti? Po. A ofron ndonjë hipotezë të re për atë se çfarë e dënoi fushatën e Clintonit? Jo. Libri pothuajse sintetizon të vjetrat: diagnostikimi i Clintonit është pjesa më së paku interesante e librit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.