Kulturë

Rahoveci shtron sofrën me “Mbas verës vjen vera”

Është hapur edicioni i gjatë mbledhjet i festës së vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”.

Hardh Fest këtë vit është organizuar nga Komuna e Rahovecit dhe nga Ministria e Bujqësisë. Ndërsa logoja e këtij edicioni është “Mbas verës vjen vera”

Për të hapur Hardh Festin ishte edhe kreu i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili tha se sot po shënohet një ngjarje e rëndësishme e jetës së tyre në Rahovec.

“Ky akt po bëhet për çdo vit edhe më madhështor. Bujqit tanë të palodhshëm e punojnë me kujdesin e tyre më të madh, pasi që kjo tokë pjellore na e jep rrushin më të mirë. Rrushi i Rahovecit është shumë cilësor. Vreshtarët tanë kujdesen për mirëqenien e familjeve të tyre, ata kujdesen për shëndetin tonë, pasi që e dimë që rrushi bënë mrekulli në shëndetin tonë. Qyteti ynë ka hapur dyert e konakut për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe sofrën do ta mbajë të shtruar për katër ditë”, ka thënë ai.

“Hardh Fest”, do të zgjasë deri më 10 shtator.