Kulturë

“Kosova e gatshme për Creative Europe”

Ministrja e Kulturës në detyrë, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net

Ato kanë biseduar rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit të MKRS-së me këtë zyrë, sidomos në fushat që lidhen me kulturën.

U fol sidomos për procesin e aplikimit të Kosovës në programin Creative Europe, respektivisht për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Programet e BE-së: Erasmus +, Cosme, Evropa për Qytetarët dhe Evropa Krijuese.

Dumoshi dhe shefja BE-së në Kosovë Apostolova u shprehën se ky është një hap i rëndësishëm për kulturën e Kosovës, meqë pjesëmarrja në Programin Evropa Krijuese dhe rëndësia e këtyre programeve për sektorin e kulturës dhe atë audioviziv është shumë e madhe.