Kulturë

Walter Becker, maestroja i thjeshtësisë muzikore

Mos e kërkoni Walter Beckerin në ato listat e pafundme, në të cilat rangohen “perënditë e kitarës së viteve ’70”. Ai shumë rrallë përmendet në të njëjtin vend me emrat e mëdhenj si Eric Clapton apo Jimmy Page, ose Duane Allman, Carlos Santana, a Billy Gibbons e Frank Zappa.

Becker, i cili vdiq të dielën në moshën 67-vjeçare, qëndron larg nga këta klasikë të kitarës, në një qosh të errët gjysmë të neglizhuar, dhe kontributi i tij për kanionin e muzikës rock është më i pacaktuar qartë, transmeton “Koha Ditore”.

Ai ka pasur shkathtësi të larta teknike në kitarë, por nuk ishte kitarist me lëvizje jashtëzakonisht të shpejta. Ai nuk ishte njeri i skenave të mëdha.

Nganjëherë madje nuk i interpretonte pjesët e mëdha solo - dhe rregullisht angazhonte punonjës studiosh për t’i realizuar pjesët e fuqishme kur interpretonte hitet e “Steely Dan”, të cilat i kishte shkruar bashkë me vokalistin Donald Fagen.

Nëse muzika pop është një luftë konstante ndërmjet asaj që është e njohur dhe idesë për të renë moderniste, dhuntia e Beckerit ishte aftësia për të goditur të dyja ekstremet përnjëherë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.