Kulturë

“Petrit Halilaj: RU” shpërfaq në New York trashëgiminë e Kosovës

Ekspozitat “Kahlil Joseph: Shadow Play” dhe “Petrit Halilaj:RU” do t’i inaugurojnë galeritë jugore të muzeut, në kuadër të fazës së parë të rritjes së muzeut në ndërtesën afër të vjetrës, që ndodhet në “231 Bowery”.

Me galeritë e dizajnuara për premierat e produksioneve të reja në muze, hapësira e ekspozitës ruan karakterin e hapësirës origjinale të objektit, ku shumë artistë kanë punuar dhe ekspozuar historikisht. “The New Museum” është muzeu i vetëm në New York, i cili i dedikohet ekskluzivisht artit bashkëkohor, shkruan sot “Koha Ditore”.

I themeluar në vitin 1977, ky muze është qendër për ekspozita, informacione dhe dokumentimin e artistëve nga mbarë bota, që janë ende të gjallë. Në fillim, i hapur si zyrë në “Hudson Street”, muzeu inauguroi ndërtesën në “Bowery” të dizajnuar nga SANAA në vitin 2007.

Sot “New Museum” vazhdon të jetë një prej vendeve më të rëndësishme për eksperimentim, sikurse edhe qendër e artit dhe ideve të reja. Më datën 27 të muajit shtator në këtë muze do të zërë vend ekspozita e një artisti kosovar.

Petrit Halilaj nga Kostërci i Skenderajt në Kosovë shpesh përdor biografinë e tij si pikënisje për projekte artistike, duke përshtatur procesin e ekspozimit për të ndryshuar kursin e historive private dhe kolektive... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.