Kulturë

“Një legjendë për dashurinë” në 45-vjetorin e themelimit të Baletit Kombëtar

Lindja e kombit shqiptar, vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar, por edhe shpresa për vazhdimin e ekzistencës, do të rrëfehen përmes muzikës e vallëzimit.

Ky mesazh është i fshehur nën koreografinë e shfaqjes “Një legjendë për dashurinë” të Pullumb Agaliut, shkruan sot “Koha Ditore”. Ani pse publiku deri gati në fund të shfaqjes do të argëtohet me një histori dashurie, mesazhi për shqiptarët shpaloset krejt në fund. Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës do të ngjitet në skenë më datën 21 të muajit shtator për ta dhënë premierën e kësaj shfaqjeje.

Kjo datë nuk shënon vetëm premierën e katërt për vitin 2017, por edhe 45-vjetorin e themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës. E Agalliu nuk është përzgjedhur krejt rastësisht për këtë festë. Ai ka qenë pjesë e baletit të parë shqiptar që u vu në skenë në janarin e vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, mjeshtri i baletit, Panajot Kanaçi, e dirigjenti Mustafa Krantja bashkë me një grup balerinësh e realizuan shfaqjen e baletit “Halili dhe Hajrija”.

Agalliu tashmë është familjarizuar me Trupën e Baletit të Kosovës, pasi që në vitin 2015 realizoi “Othellon”, një vit më pas “Netët arabe”, ndërsa “Një legjendë për dashurinë” është bashkëpunimi i tij i tretë me balerinët kosovarë.

“Kjo është e treta, e vërteta”, ka thënë Agalliu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.