Kulturë

“Marjorie Prime” sfidon dashurinë dhe jetën pas vdekjes

Derisa filmat fantashkencë kanë shpenzuar shumë kohë e para duke menduar se sa ndërtesa, robotë dhe Tom Cruise mund të thyejnë njëri-tjetrin, filmbërësit e mirëfilltë kanë gjetur hapësirë për eksplorimin e më shumë detajeve njerëzore mbi atë se çfarë mund të sjellë e ardhmja.

Në “The Lobster”, Yorgos Lanthimos hartoi një parabolë të egër, që buron nga presionet shoqërore të vendosura tek njerëzit, në filmin “Hire”, Spike Jonze imagjinoi të ardhmen ku inteligjenca artificiale mund të shërbejë si zëvendësim i partnerit të krijuar nga mishi e gjaku, dhe në ekran të vogël episodet “San Junipero” dhe “Be Right Back” të “Black Mirror” nga Charile Brooker, kanë sjellë pikëpamje që thyejnë zemrën për atë se si mund të jetë romanca në të ardhmen, përcjell Koha Ditore sot artikullin e Benjamin Lee.

Regjisori dhe skenaristi Michael Almereyda, ka krijuar një pjesë të denjë për këtë nën-zhanër të ndjeshëm në ekranin e madh pasi ka përshtatur dramën e Jordan Harrisonit, “Marjorie Prime”, me të cilën ishte ai i nominuar për çmimin “Pulitzer”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)