Kulturë

“A Ghost Story” fantazon me rrëfimin e çuditshëm përndjekës

Filmi “A Ghost Story” i David Lowery është i përndjekur më shumë nga trishtimi dhe një lloj humori i zi sesa nga frika. Ai ju fton ta bëni atë që dëshironi nga imazhi i tij qendror – një fantazmë që mban një çarçaf me vrima tek sytë sikur kostum i fëmijëve për Halloween, apo një emotikoni të madh të ngathët.

Filmi i Loweryt ka të njëjtën qetësi, kualitet i palexueshëm njëjtë sikur ajo fytyra me maskë të bardhë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por mbulesa është e veshur me elegancë sikur vetë ambicia e filmit dhe thjeshtësia e guximshme.

Njëjtë sikur filmi “Ain’t Them Bodies Saints” i Lowery, i cili po ashtu sjell në ekan Rooney Mara dhe Casey Affleck, është histori e dashurisë dhe ndarjes. Por gjithashtu është meditim i çuditshëm mbi humbjen dhe pikëllimin dhe se çfarë nënkupton të shohim njeriun që duam të vazhdojë përpara pa ne, e po ashtu të imagjinojmë se si bota është e ishte përtej jetëve tona të brishta e të përkohshme. Një akt i tillë i imagjinatës a arrin në tjetërsim të traumave prej fantazmave?

Shpirti jo i qetë i Terrence Malick endet nëpër dhoma gjatë tërë filmit dhe më në fund duart e “M Night Shyamalan” dridhen në ekran. Filmi aludon në këtë dhe është i inspiruar nga “A Haunted Houes” i Virginia Woolf i vitit 1921: fraza e parë e këtij romani citohet në hapje të filmit dhe më pas libri shfletohet përgjatë zhvillimit të dramës, teksa shpalos linjën kryesore për “thesarin”.

Mara dhe Affleck portretizojnë një çift që jeton në një shtëpi modeste. Ai është muzikant dhe kompozitor ndërsa ajo duket se nuk ka punë. Ai është i kujdesshëm dhe i dashur por ndonjëherë edhe i përhumbur e me ndryshime të disponimit, shpesh i mbërthyer nga muzika e vet.

Mes tyre ekzistojnë disa zbrazëti për shkak të mungesës së prezencës së tij në shtëpi – për punë, ndoshta edhe për arsye të tjera. Ajo është vendosur që të largohet, por ai ka një lidhje të pakuptueshme me këtë shtëpi të vjetër, nuk dëshiron të largohet për arsye që as vetë nuk di t’i shpjegojë. Por një ditë ndodh një katastrofë: ai vritet në një aksident me veturë dhe shpirti i tij ende jeton në çarçafin me të cilin ka qenë i mbuluar në morg... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.