Kulturë

Jacques dhe padroni sy më sy

“Vdekje gjithë atyre që guxojnë të rishkruajnë atë që është shkruar një herë!”, ngre zërin padroni i Jacques, ndërsa Milan Kundera i bën jehonën.

Falje Kunderës për guximin që ta vërë sy më sy me Denis Diderotin, siç vuri ai Jacquesin me padronin e tij; Jacquesin e Diderotit... me padronin e origjinalitetit të së pazakontës, romanit të papërsëritshëm, e dramës së paskenë, shkruan Hana Limani sot në Koha Ditore.
Kundera do ta urrente të personifikohet me ndonjë personazh të tij. Ai beson që autobiografitë e maskuara janë një mungesë e madhe takti. E mungesën e taktit e konsideron si mëkat të dorës së parë. 

Duke qenë se bota në të cilën jetojmë na përndjek për të na zhveshur nga privatësia, është e pafalshme që ta ndihmojmë atë duke e kultivuar këtë kauzë edhe vetë. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.