Kulturë

Flija, trashëgimia shpirtërore dhe UNESCO

Deri më tani kemi 429 elemente të trashëgimisë kulturore shpirtërore, nga shtete të ndryshme, të listuara në këto lista ku 365 prej tyre janë të pranuar nga UNESCO-ja si vlerë e mbarë njerëzimit.

Ndër to është edhe joga, vallëzimi merenge, kuzhina japoneze, kafja turke, vallja balineze, kultura e birrës belge, polifonia shqiptare, prodhimi në mënyrë antike i venës gjeorgjiane, etj.

Një nga dobitë kryesore të të qenit në listën përfaqësuese është vizibiliteti për turizëm, fondet potenciale për ruajtje dhe vetëdijesimi lokal, shkruan Arsim Canolli në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Kosova prin si vend ku flija ngjiz kuptime nga sensi i vazhdimësisë identitare.

Kështu që, Kosova plotëson të gjitha kriteret dhe mund të argumentojë rastin e flisë si vlerë e identitetit të saj para UNESCO-s. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)