Kulturë

Studenti kosovar ‘zbulon’ alfabetin e humbur shqiptar

I diplomuari në akademinë e ilustrimeve MICA MFA, Edon Muhaxheri, ka prezantuar si temë të diplomës për master një alfabet të hershëm shqiptar, të cilin e ka paraqitur me një font të digjitalizuar, të quajtur Albanian Helvetica.

Qëllimi i këtij projekti është që të promovohet përdorimi i këtij alfabeti dhe përdorimi i këtyre fonemave. Ai ka fituar bursë të plotë për studime në këtë akademi prestigjioze në Maryland, dhe këtë vit ka diplomuar për master. Gjatë studimeve të tij ai u interesua për shkrimet e lashta, dhe studimin e makinave të cilat përdoreshin për shkrim në shekujt e mëparshëm.

Studimet e tij e çuan deri tek Muzeu i Edukimit në Shqipëri, ku atje gjeti një skript me alfabetin e lashtë shqiptar, të publikuar në vitin 1844, i cili mendohej se kishte humbur dhe që atëherë është zëvendësuar me alfabetin latin, që përdorim sot. Që prej zbulimit të tij, Muhaxheri kishte vendosur që të ridizajnonte alfabetin me një stil më të kuptueshëm për lexuesit, transmeton KosovaPress.

Gjuha shqipe është një prej gjuhëve më të vjetra në Evropë, duke datuar qe 5000 vjet, mirëpo ajo e shkruar ishte në mungesë deri në vitin 1844. Falë zbulimit të tij studenti nga Kosova, ka marrë ftesë nga kryeministri shqiptar për të prezantuar zbulimin e tij.

{gallery}