Kulturë

Grafika “Muri” e artistit kosovar merr çmim në Gjermani

Prishtinë, 6 shtator - Vepra “The Wall” (Muri) e Agim Salihut është vlerësuar në mesin e veprave të 300 artistëve nga e mbarë bota.

Në ekspozitën ndërkombëtare të hapur të shtunën në Cologne të Gjermanisë, të titulluar “International Enter Into Art”, vepra e profesorit universitar, Salihu, ka marrë çmimin e tretë. Veprat në garë kanë qenë krijime nga artistë të 51 shteteve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Kina, Australia, Franca, Britani e Madhe, Suedia e të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në kohën kur ndër temat më të përfolura në Kosovë, ishte muri i ndërtuar në Mitrovicën Veriore, e kur presidenti amerikan Donald Trump ka fituar zgjedhjet duke e radhitur si premtim ndërtimin e një muri midis SHBA-së dhe Meksikës, Salihu ka marrë vëmendje me grafikën e realizuar më 2014... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.