Kulturë

Rusia lejon shfaqjen e filmit kontrovers për Car Nicholasin

Descriptive Text

Grupet monarkiste dhe religjioze kanë dashur që “Matilda” të ndalohet, por filmi që shpërfaq aferën ndërmjet Car Nicholas II dhe një balerine, tashmë zyrtarisht është aprovuar për t’u shfaqur në Rusi në tetor.

Ministria e Kulturës e Rusisë ka njoftuar që “Matilda” do të shfaqet nga 25 tetori. Protestat kundër filmit që janë mbajtur në muajt e fundit nga aktivistë religjiozë e grupe monarkiste, përfshinë edhe emra si parlamentarja ruse Natalia Poklonskava, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një pjesë e protestave u mbajtën në regjione të dominuara me myslimanë si Çeçenia dhe Dagestani. Filmi “Matilda” përfshin skena intime, dhe ka në rol kryesor aktorin gjerman Lars Eidinger.

Bazohet në një episod të verifikuar historikisht: para se të bëhej Cari i fundit rus, Nicholas II kishte pasur një romancë me një balerinë polake të quajtur Mathilde Kschessinska... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.