Kulturë

Rreth 150 studiues të albanologjisë bëhen bashkë në Prishtinë

Sot (e hënë) nis edicioni i 36-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Rreth 150 studiues nga vende të ndryshme të botës do të bashkohen në edicionin e sivjetmë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një numër afërsisht i njëjtë do të marrë pjesë në kurset e gjuhës shqipe që zhvillohen në tri nivele. Studiuesit do të nxjerrin në pah hulumtime në tri temat boshte të Seminarit që këtë vit janë: “Qendrat e zhvillimit të shqipes” në sesionin e gjuhësisë, “Fakti dhe fiksioni në letërsi” në seksionin e letërsisë dhe “Media dhe identiteti kulturor” në seksionin e kulturorologjisë. Pos ligjëratave, referimeve dhe kurseve, gjatë edicionit të 66-të të Seminarit që do të zgjasë deri më 25 gusht, pjesëmarrësit do të zhvillojnë edhe vizita në disa nga atraksionet natyrore dhe kulturore të Kosovës.

Sipas drejtorit të Seminarit, Rrahman Paçarizi, ideja e temës “Qendrat e zhvillimit të shqipes” është të trajtohen qendrat dhe pikat e referencës që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe studimet për të... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.