Kulturë

Nuk harrohet duke harruar

Descriptive Text

1. Rrjepacakët që rrjepin njerëz. Që ua rrjepin lëkurën, që ua regjin lëkurën për ta ruajtur pastaj si trofe. Gjashtë muaj janë në Kosovë e gjashtë muaj nëpër dynja. Për fshehtësitë e luftës personale, zanatin e kanë sojli. Pse të shkojmë më larg. Për dritën që jeton në errësirë, fjalën e fundit kush e tha?! Fytyra më e mirë e ëndrrave na ishte kur na ishte. Ajo që po mbetet është koha që po shkon… Si histori që shfaqet. Histori që zhduket. Kur loja luhet me fjalë. Për interesa personale. Zero plus zero, shkruan sot Rexhep Ferri në Koha Ditore.

2. Vetëm dy ditë dhe dy net pas luftës e kam takuar dhe përjetuar lirinë e plotë. Natën e tretë rebelet e shqiptarhanës me traktor u ndalën para shtëpisë sime. Dola. I pashë. Njëri prej tyre më drejtohet:

- Eu sa shpejt e paske zënë këtë shtëpi!

- Është e imja! – i thashë.

- Qiti letrat!

Unë çuditërisht e shikova në sy:

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.