Kulturë

Shekullarizmi dhe islami

Descriptive Text

Rasti i Turqisë dhe i Ataturkut (Mustafa Kemali, 1881-1938), e meritojnë analizën e mëtutjeshme më të thellë, për shkak se Perëndimi shpeshherë në periudha të ndryshme kohore e ka parë Turqinë me entuziazëm, pas një kthese të guximshme turke, nga një vlerë perëndimore, pra shekullarizmi, shkruan sot në Koha Ditore, Mohammed Arkoun.

Për pjesën tjetër të botës islamike, mendohej se atje nuk kuptohej asgjë, nga lëvizjet civilizuese, dhe se kjo pjesë e botës myslimane, ka ngelur e mbyllur para progresit të ideve dhe institucioneve.

Pikërisht është kjo ndjenjë intelektuale, me të cilën Turqia më së shpeshti shihet në Evropë. Në Këshillin e Evropës, në lidhje me këtë vend mysliman ngrihen tensione të kohëpaskohshme, Turqia aspiron të jetë pjesë integrale e Evropës, anëtare e Unionit Evropian.

Pikërisht në këtë drejtim të përsiatjeve, unë dëshiroj ta kujtoj, përgjigjen negative evropiane, në kërkesën e mbretit maroken Hasanit II, që e pati guximin ta propozojë vendin e tij për anëtarësim në Unionin Evropian. Qartë, Islami (në sytë e Perëndimit) edhe sot si edhe në të kaluarën, vazhdon të ngelet si barrierë që e vështirëson komunikimin me Perëndimin.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.