Kulturë

“Moonlight” në kërkim të identitetit

Kombinimi i artistikes dhe drejtimi emocional në këtë film janë dërrmues. Berry Jenkins ka bërë skenarin dhe regjinë, tek ka adaptuar shfaqjen e papërfunduar të Tarell Alvin McCarney, “In Moonlight Black Boys Look Blue”.

“Moonlight” flet për një afrikano-amerikan, i cili prezantohet në tri faza të jetës, në formën e një triptiku, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Filmi ka fuqi dhe fisnikëri, jep qasje të thellë në mendime dhe në ndjenja që duket sikur po i transmeton në mënyrë intravenoze. Është lloj i filmit që të bën disi të ndihesh mentalisht më i kthjellët dhe fizikisht më i fuqishëm.

“Moonlight” javën e kaluar ka marrë “Oscarin” për filmin më të mirë, atë për skenarin më të mirë të përshtatur, për aktorin më të mirë në rol dytësor, në një ceremoni që u përmbyll me kaos, pasi njëherë “fitues” u shpall “La La Land”.

Dashuria, seksi, mbijetesa dhe figurat prindërore janë tema e filmit. Kjo e fundit ka të bëjë me mungesën e baballarëve.

“Moonlight” të fut në mendjen e John Singletonit, Terrence Malickut dhe Charles Burnettit, por edhe në “A Boy’s Own Story” të Edmunf White; madje edhe struktura më ka bërë të mendojë për trilogjinë e Tolstoit: “Childhood”, “Boyhood” dhe “Youth”. Janë një sërë sekuencash të ëndrrave të mrekullueshme, rritje të zbulimeve, halucinacione dhe një pjesë e harlisur muzikore. Jenkinsit nuk i vjen turp të sjellë “Laudate Dominum” e Mozartit në skenën pa fjalë e të mjegullt ku luajnë fëmijët.

Protagonisti ka emrin Blackmacho, me muskuj dhe dhëmb prej ari, njeri me pak fjalë. Ai del nga burgu për të nisur një jetë të re larg qytetit të tij Miamit, dhe përfundon në Atlanta të Georgias. Por Black ka sekrete: diçka që ai e mban të fshehur nga të tjerët dhe ndoshta edhe nga vetvetja. Ai është homoseksual... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.