Kulturë

“The Founder” për “McDonald’s” dhe Amerikën e Trumpit

Tërë ironia dhe dykuptimësia e filmit sqarohen në titull, megjithëse “Birth of a Salesman” tingëllon si alternativë më e mirë për mua.

“The Founder” është një film absorbues dhe delikat që flet për lindjen e perandorisë së hamburgerëve “McDonald’s”, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Ekziston një lloj shmangieje e dukshme që jeton në aktorin, jo menjëherë të papëlqyer, Michael Keaton, në rolin e Ray Kroc, i cili është i etur për sukses me mbiemër grabitqar i cili arrin që t’i bashkohet rrjetit më të famshëm të hamburgerëve në Kaliforni në vitet ’50; ai largon nga puna pronarët dhe revolucionarët e ushqimit të shpejtë, Dick dhe Mac McDonald, që në film portretizohen nga Nick Offerman dhe John Carroll Lynch.

Megjithatë, Keaton asnjëherë nuk është i keqi në film, madje as krejt në fund të historisë. Fytyra e tij e hapur e bën të duket si një foshnje me sy të mëdhenj që përçon optimizëm në mbarë botën. Ai më shumë duket si një komedian i papunë, i cili mund të fitojë para duke bërë rolin e palaços Ronald McDonald – i cili në fakt nuk përmendet në film.

Akti i parë i filmit me kujdes e paraqet Krocin simpatik; skenaristi Robert D. Siegel dhe regjisori John Lee Hancock me mençuri vënë në pah telashet e hershme të Rayt, kërkimi i tij i pafund i vëllezërve McDonald dhe mendjemprehtësia për të parë potencial në restorantin e tyre të vogël të hamburgerëve. Dhe a është kaq e gabuar të quhet “The Founder” (Themeluesi)?Pas krejt kësaj, ideja e shndërrimit në korporatë dhe dërgimi i “McDonald’s” në mbarë botën ishe ideja vizionare e Kroc.

Gjatë rrugës, filmi na tregon diçka më shumë rreth kapitalizimit të pas luftës, inovacionin, zgjerimin e korporatës dhe të drejtat intelektuale pronësore. Madje hedh dritë edhe mbi epokën e re të Trumpit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.