Kulturë

Histori mërgimtarësh bashkohen në ekranin e madh

Historinë e ikjes së shqiptarëve nga Kosova, nëpërmjet rrëfimit të babait të saj e ka dokumentuar regjisorja e re Dea Gjinovci. Ajo sjell pamje arkivore, por edhe ato të xhiruara me babanë e saj, i cili rikujton rrugëtimin e largimit nga Kosova në vitin 1968 për të përfunduar në Zvicër, shkruan sot Koha Ditore.

Dokumentarin e ka titulluar “Sans le Kosovo”. Rikthimi i tij në vendlindje përcillet me emocione dhe vë në pah një pjesë të historisë nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptar në Kosovë. Për rikthimin e mërgimtarëve a të refugjatëve kosovarë flet edhe filmi i shkurtër “The Remigrant”, me të cilin aktori kosovar Astrit Alihajdaraj debuton si regjisor. Tema e migrimit, në këtë film trajtohet ndryshe prej “Sans le Kosovo”. Së pari është film artistik dhe së dyti personazhet kryesore nuk rikthehen për vizitë, por për të jetuar në Kosovë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.