Kulturë

“Arti shkëmbor në Kosovë” synon ta dokumentojë trashëgiminë unike kulturore

Ditët me vapë s’e kanë penguar arkeologun Haxhi Mehmetaj që të dalë në terren për një mision të radhës. Ka dy muaj që po hulumton për artin shkëmbor nëpër vend.

Rezultatet do t’i përmbledhë në një libër, të cilit tashmë ia ka gjetur titullin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Do të jetë “Arti shkëmbor në Kosovë”. Së fundmi, nëpërmjet një thirrjeje në profilin e tij në rrjete sociale ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve. E këtë e ka bërë që libri të jetë sa më gjithëpërfshirës për këtë trashëgimi kulturore.

Në librin që ka paralajmëruar se do të botohet sivjet, Mehmetaj ka përfshirë piktorët, skulptorët dhe një grup studentësh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.