Kulturë

“DokuFesti”, shkollë për një gjeneratë të re kineastësh vendorë

Descriptive Text

Dy vjet më parë regjisorit të famshëm britanik Daniel Mulloy, derisa po përgatiste videon për edicionin e 14-të të “DokuFestit”, do t’i lindte ideja për një film të shkurtër. Atë vit, Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër temë kishte migrimin.

Duke marrë për bazë historinë e Kosovës dhe përjetimet e popullit të këtij vendi me luftën e fundit, po ashtu edhe me valën e refugjatëve në botë, realizoi një film të shkurtër që prek pikërisht këtë çështje. Ky film u shfaq nëpër festivale të ndryshme dhe Kosovës ia solli çmimin e parë prestigjioz “BAFTA”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Home” është realizim mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. E “DokuFest” është një prej mbështetësve të këtij projekti filmik, në të cilin u përfshi në realizim një ekip i madh vendor. Me këtë u dëshmuan kapaciteti dhe talenti i të rinjve kosovarë në realizimin e projekteve të tilla madhore. Po ashtu, edhe një herë u dëshmuan fuqia dhe rëndësia e një festivali siç është “DokuFesti”, që tashmë është shndërruar në shkollë për kineastë vendorë e ata të rinj që ia mësynë të merren me artin e shtatë.

Megjithatë “Home” është vetëm një prej filmave që ky festival ka mbështetur deri më tani. Kontributi i “DokuFestit” në kinematografinë kosovare kap edhe një dimension tjetër. Përveçqë sjell filma nga e gjithë bota, e kineastë me nam, prodhon filma përmes projekteve që ka dhe i mëson të rinjtë se si të kenë qasje më bashkëkohore në këtë fushë.

Mulloy në një ligjëratë që e mbajti të dielën në “KinoKlub”, në kuadër të programit të masterklasave të “DokuFestit” tregoi se si ky festival dhe tema që kishte trajtuar e kishin inspiruar për të realizuar “Home” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.