“DokuFesti” sheh të ardhmen Foto: Koha

“DokuFesti” sheh të ardhmen

05 August 2017 09:51

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, kur një grup miqsh nisën të shfaqnin filma në qytetin e Prizrenit, nuk do ta paramendonin se në të ardhmen ai do të bëhej një prej festivaleve më të mëdha në vend.

Viti 2017 e gjen në mesin e ngjarjeve kulturore më me ndikim edhe në rajon. E ka vendosur Kosovën në hartën kulturore të botës, ka ndihmuar në ngritjen ekonomike jo vetëm të Prizrenit me turizëm, përderisa ka sjellë filmbërës me nam botëror, shkruan Sihana Klisurica për numrin e sotëm në “Koha Ditore”.

“DokuFesti” pa dyshim se ka prekur edhe aspektin social, për shkak të programeve që sjell çdo vit a temave që trajton, në mesin e tyre të drejtat e njeriut, mbrojtja e ambientit, ballafaqimi me të kaluarën, korrupsioni e thirrja për ndryshim. Në edicionin e 16-të shikon në të ardhmen. Aq larg, saqë shkon në vitin 2101…

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme