Kulturë

Mbi 90 mijë turistë në Kalanë e Rozafës më 2022

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër ka raportuar për rritje të numrit të turistëve në Kalanë e Rozafës, duke krahasuar shifrat e dy vjetëve më parë.

“Vizitat turistike në Kalanë e Rozafës kanë vijuar me ecuri pozitive në periudhën e sezonit turistik, por edhe jashtë tij. Është vënë re një turizëm kulturor përgjatë gjithë vitit, duke reflektuar rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj në vitin 2022”, shkruhet në njoftim.

Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2022, janë regjistruar 94 mijë e 260 vizitorë ose 43 mijë 963 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2021, me një rritje prej gati 50 për qind.

Kalaja e Rozafës është një prej kalave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në juglindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumenjtë Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.

Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje e të tjera. Kalaja e Shkodrës, që mban emrin Rozafa, është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në juglindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumenjtë Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh. Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje e të tjera.

Dokumentimi i parë i emrit Rozafa është ndeshur në biografinë e Nemanjit nga Stefani i Parë kurorëzuar më 1215. Te Barleti haset në trajtën Rozapha, rreth 1480. Emri vjen prej qytetit Rusafa në Sirinë e sotme, jo larg Palmirës, që është qyteti i përmendur në legjendën e shenjtorëve Sergius dhe Bacchus. Kjo ndërlidhet me kuvendin e famshëm të këtyre shenjtorëve në rrjedhën e lumit Buna, dhe populli e kaloi vendlindjen e këtyre martirëve sirianë te rrethinat më të afërta. Hahn i quan “kodrat e Rozafës” krejt kodrat që ndajnë ultësirën e liqenit me atë të lumit Drin. Populli i Shkodrës nuk e njihte me këtë emër, shkruan Hamdi Bushati. Dukagjinasit kishin shprehjen: “Kush të sundojë kalanë, jemi me të!”