Kulturë

Pulla postare me Nënën Terezë, më përmbajtësorja me karakter fetar

Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar.

Autore e pullës postare është Dijana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata “Little People of Kosova”, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.