“Visions of Beyond” për një eksperiencë unike me muzikë e trashëgimi

“Visions of Beyond” për një eksperiencë unike me muzikë e trashëgimi

04 August 2017 10:01

Prishtinë, 4 gusht - Një eksperiencë unike, në të cilën muzika e arti fuzionohen me trashëgiminë kulturore, do t’u ofrohet atyre që datën e 19 gushtit do ta rezervojnë për ngjarjen “Visions of Beyond”.

Për të dytën herë, ky aktivitet do ta zhvendosë vëmendjen prej jetës urbane tek lokaliteti arkeologjik i Harilaqit. Kalaja e Harilaqit e hapësira përreth, për fiks 19 orë do të jenë vendet ku do të dëgjohen tingujt e muzikës tekno, të lëshuar nga DJ ndërkombëtarë e vendorë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe këtë herë, Komuna e Fushë-Kosovës, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe dega në Kosovë e organizatës suedeze “Trashëgimia kulturore pa kufij” (CHwB) i janë bashkuar organizatës “Hapësirë”, për ta organizuar ngjarjen kulturore, që, siç përshkruhet në koncept, “mëton të krijojë një hapësirë intime jashtë jetës urbane të zakonshme e konvencionale, ku muzika dhe arti fuzionohen me lokalitetin e trashëgimisë kulturore me qëllim që të nxitet afërsia mes komunitetit”. Në këtë edicion, pjesëmarrës të “Visions of Beyond” janë artistët Evigt Mӧrker, Tin Man, Korridor, Uran B., Binary Thoughts, Ana Malo, Toma dhe Moodular (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme