Kulturë

Arkivi i Shqipërisë lanson aplikacionin me dy milionë tituj

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë ka prezantuar aplikacionin online për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qendror Shtetëror me një inventar prej dy milionë titujsh, që janë rezultat i deritanishëm i projektit në digjitalizimin e fondit të Arkivit Qendror Shtetëror.

I gjithë ky proces është pjesë e agjendës digjitale 2015-2020, që ka në thelb rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, ka shprehur kënaqësinë të prezantojë këtë revolucion, për sa i përket shërbimit në Arkivin Qendror Shtetëror, dy aplikacione të cilat mundësojnë digjitalizimin e plotë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.