Kulturë

Pas tre vjetësh pauzë, “Lumbardhi” në Prizren rindez ekranin e kinemasë

Kinemaja e qytetit të Prizrenit, që për tre vjet ka qenë jashtë funksionit, do ta rindezë ekranin në kuadër të festivalit më të madh të filmit në vend.

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” më 5 gusht do ta bëjë inaugurim e kinemasë së brendshme të “Lumbardhit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë ditëve të festivalit kjo kinema do të shërbejë për shfaqjen e filmave, ndërsa pas “DokuFestit” do të vihet në shërbim të komunitetit. Përveç për shfaqjen e filmave, do të shërbejë edhe si hapësirë për aktivitete të tjera kulturore, varësisht prej kërkesave të komunitetit artistik.

Muajin e kaluar drejtuesit e fondacionit “Lumbardhi” kishin njoftuar se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me degën në Kosovë të organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChWB) për funksionalizimin e pjesshëm të sallës së mbyllur të “Lumbardhit” dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të këtij objekti kulturor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.