Kulturë

Zanafilla e Lindjes së Mesme moderne

Në muajt e fundit të shekullit tetëmbëdhjetë, një egjiptian i ri, i quajtur Hassan al-Attar, e kishte marrë guximin ta vizitonte Institutin e Egjiptit, që kishte një numër specialistësh të shquar francezë në degë të ndryshme të shkencës dhe linguistikës.

Instituti qe themeluar asokohe nga Napoleoni, pas fitores së tij ndaj ushtrisë egjiptiane në një betejë që kishte zgjatur më pak se një orë dhe megjithëse qëndronte në një lagje të Kajros, Attar ishte nervoz, sepse kishte dëgjuar për përleshjet e dehura në atë zonë, ku strehoheshin francezët, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Pa dyshim, mentori i tij, një sheik që ishte ftuar në Institut bashkë me njerëz të tjerë me nam, kishte kërkuar ta largonte të riun. Siç shkruan Christopher de Ballaigue në librin “The Islamic Enlightenment: The Struggle Between Faith and Reason: 1798 to Modern Times”, (Iluminizmi islamik: Beteja midis besimit dhe arsyes prej vitit 1798 deri në kohë moderne) një pasqyrë fascinuese dhe e shkruar me elegancë mbi modernitetin në botën islamike, Abdulrahman al-Jabarti qe larguar nga takimi i tij me studiuesit, duke u përpjekur ta formulojë një përgjigje ndaj ideve siç është votimi i shumicës, procesi gjyqësor dhe eksperimentimet shkencore apo në të vërtetë, për një kopje të Kuranit të përkthyer në frëngjisht.

Pjesën më të madhe e kishte kundërshtuar, një tjetër pjesë e kishte shpërfillur e tjetrën e kishte admiruar fare pak. Në botën e Jabartit qëllimi i studimeve ishte të mësojë Kuranin nga zemra, duke ripohuar pozitën myslimane që vetë Zoti ishte shkak i gjithë fenomeneve tokësore, dija ishte e kufizuar dhe zbulimi, e jo arsyeja, ishte udhëzuesi më i mirë në jetë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.