Kulturë

Armët e moçme të meraklinjve

Histori të lavdishme e të ndritshme, por edhe tragjike e të tmerrshme i lidhin shqiptarët me armët. Prej thënieve pak a shumë si “s’është shtëpi e shqiptarit ajo që s’ka armë” e deri te ajo që “nuk luhet me armë se e mbush shejtani”, janë shpjegim i kësaj “bashkëjetese”.

Për burrin shqiptar arma ka qenë nivel pjekurie, por edhe besimi. Lindja e një djali në një familje tradicionale shqiptare gjeneronte shprehjen “lindi edhe një pushkë”, e besimi matej me shprehjen se “gruaja, arma dhe kali nuk i jepen askujt”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Janë shprehje që shpërfaqin situata që kërkojnë analizë më të thellë të disiplinave shkencore që studiojnë kulturën.

Por meraku për armët dhe prodhimin e tyre dikur, nuk ka se si sot të mos i bëjë ato të moçmet artefakte me vlerë të jashtëzakonshme. Gjashtë sosh i ruan edhe Muzeu Etnologjik në Prishtinë, që ndodhet në kompleksin e Eminxhikut.

Gjashtë pushkët e “Eminxhikut”

Dy armë, më të reja në moshë prej koleksionit prej gjashtë sosh sa ka Muzeu, janë varur në korridor, mu para derës së hyrjes për në atë që është riprojektuar si odë në muze.

“Për të dëshmuar traditën që mysafirët është dashur të varin armët jashtë odës”, thotë etnologu Bekim Xhemili, kustos në Muzeun Etnologjik në Prishtinë, para se të nisë muhabetin për armët tjera që kushedi sa herë i ka prezantuar para qindra e mijëra vizitorëve që kanë vizituar këtë godinë prej se funksionin si muze... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.