Kulturë

Botime testament(ale)

Nga gjithsej pesë botimet vëllimore me titull të përbashkët “Biseda në Paris”, që e vyera Branka Bogavac, i publikoi ndërkohë, tri prej tyre i kam në dorë. “Biseda në Paris”, shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë 2007, (410 faqe), përkthyer nga gjuha serbe në shqip, nga ana e Nikolla Sudarit e me parathënie të Helena Kadaresë (bashkëshortes dhe bashkudhëtares e më të shquarit shkrimtar shqiptar, Ismail Kadare, “Biseda në Paris”, (botimi i dytë i plotësuar), “Kulturni centar Bar”, 2008, (710 faqe, format i madh) dhe botimin e pestë, “KC Bar” (Tivar) 2015, zë afro 600 faqe, (Exactement 592 faqe, libër), me parathënie të shkrimtarit relativisht të ri dhe të talentuar malazias Mirash Martinoviqit, të cilin ndër të tjera, opinioni ynë lexues e njeh edhe në saje të romanit të tij të mirë “Teuta”, të cilën, në bibliotekë gjegjëse, e solli “Botimet KOHA” e Prishtinës, shkruan sot Bajram Sefaj në Koha Ditore.

I pesti, i fundit

Ky botim i pestë, ndoshta i fundit i kësaj serie kapitale e i rëndësisë së shumëfishtë, universale do të thosha - ngase libra të tillë janë të rrallë dhe se njëherë i shkruan në jetë një autor i vetëm - nuk ndryshon shumë, as në pikëpamje grafike e, as në formë, pra, e përmbajtje, prej katër vëllimeve të mëparshme.

Me përjashtim se, ky botim, njëmend testamentar, mban titull tjetër “Nga pashpresa në shpresë”, (Od beznadja do nade), kurse titulli i përbashkët i katër vëllimeve të mëparshme “Biseda në Paris”, ndërron vend e del si titull i dytë, (si nëntitull)!.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.