Kulturë

Udhëtim në botën e çokollatës

Ëmbëlsira së cilës pak kush mund t’i rezistojë, e konsideruar si ushqim i perëndive, pije e mbretërve, çokollata filloi të kultivohej rreth pesë mijë vjet më parë. Papa Pio V, kishte bërë bujë duke lejuar konsumimin e një filxhani çokollate në periudhat e kreshmes, duke e justifikuar me faktin se ishte lëng.

Dashnoret e mbretit Luigji XV çmendeshin pas kësaj pijeje çudibërëse. Maria Antonieta, gruaja e Luigjit XVI, udhëtonte gjithmonë me një çokollatë me vete. Kazanova i famshëm e përdorte për efekte afrodiziake, ndërsa thuhet se Volteri pinte një dyzinë filxhanë me çokollatë në ditë për të luftuar moshën e pleqërisë, shkruan sot Ilire Zajmi në Koha Ditore.

Një histori shoqëruar me plot mistere, legjenda, rituale e ceremoni mistike e karakterizojnë rrugëtimin e kësaj ëmbëlsire magjike. Fiset maya e azteke, të cilët e kultivuan kakaon të parët, e identifikuan me Xokikuetzalin, perëndeshën e fertilitetit.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.