Kulturë

“Labyrinth” me tingujt e muzikës shqipe deri në Japoni

“Labyrinth” (Labirinti) e ka gjetur rrugën deri në Japoni. Vepra e kompozuar para gjashtë vjetësh, gërsheton elemente të muzikës klasike, flamengo, jazz, por edhe të asaj shqiptare. Së fundi është interpretuar prej tri flautisteve japoneze nga “Flute Trio Fioritura”. Kompozitori Artan Hasani, thotë se kjo është hera e parë që vepra e tij kapërcen kufijtë evropianë. Në Tokio të Japonisë, formacioni që interpretoi tingujt e veprës së kompozitorit kosovar përbëhet nga flautistet Satomi Urabe, Saki Tanaka dhe Saki Hasome, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky formacion koncerton në Japoni dhe janë mjaft aktivë e posaçërisht në qytetin e Tokios, ku edhe është interpretuar vepra ime”, ka thënë Hasani, duke shtuar se në fillim të vitit “Labyrinth” qe luajtur edhe në Maqedoni, nga trioja “Ad Libitum Trio”.

“Interpretimi i veprës sime ‘Labyrinth’ në Japoni është interpretimi i parë i kësaj vepre jashtë Evropës. Këtë vepër e kam kompozuar në vitin 2011”, ka shpjeguar Hasani.

Për ta shkruar “Labyrinthin”, ai qe inspiruar në një element të veçantë në të cilin ai vëren se takohet muzika shqipe me atë spanjolle.

 (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.