Kulturë

Tragjikja dhe e përditshmja në teatër

Filozofi zviceran Georges Steiner (Zhorzh Shtajner) në librin “Vdekja e tragjedisë” (1993) zhvillon pikëpamjen sipas së cilës në dramaturgjinë moderne, duke filluar nga shekulli XIX, prej Kleistit (Klajst)), Buchner (Byhner), Ibsen, Stindberg, si dhe në atë bashkëkohore, me Beckett e Ionesco, shpërfaqet një “degradim i pashmangshëm i tragjedisë burimore greke ose asaj elisabetiane (shek. XVI). Steiner i cilëson pjesët teatrore, fjala vjen, të Stindberg-ut si dramaturgji ku “treten” konturat e personazheve, situatave dhe dialogëve; këto i duken si “pjesë teatrore fantome”, apo si fantome te teatrit.

Mirëpo këtë mendim nuk e ndajnë së paku disa kritikë të çmuar të teatrit. Kësisoj, Peter Szondi bën dallimin midis “poetikës së tragjedisë”, ashtu si zhvillohet duke filluar nga Aristoteli dhe, në anën tjetër, “filozofisë së tragjikes”, që paraqitet kryesisht brenda filozofisë klasike gjermane: te Schelling (Sheling), Schopenhauer (Shopenhauer) dhe Nietzsche (Niçe), me gjithë dallimet e mëdha midis tyre në të kuptuarit e asaj që është tragjike, shkruan sot Muhamedin Kullashi në Koha Ditore.

Jean-Pierre Sarrazac (Zhan-Pier Sarazak), njeri nga dramaturgët dhe kritikët e teatrit, nga më të shquarit në Francë, mendon se në pjesët teatrale të kohës moderne (nga mbarimi i shekullit XIX, me Ibsen, Strindberg, Pirandelo) aksioni dramatik bëhet gjithnjë e më “i rrallë, ose se bëhet aksion fantomatik”.

 (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.