Kulturë

Aktivistët për klimën, me protestë te skulptura ikonike e Vatikanit

Dy protestues nga organizata italiane e aktivizmit për klimën “Ultima Generazione” (Gjenerata e fundit) kanë ngjitur veten pas një skulpture të në Vatikan, sipas një njoftimi për media nga kjo organizatë.

Rreth orës 10:30, dy protestues – një grua 26-vjeçare e quajtur Laura dhe një burrë tjetër i paidentifikuar - së bashku me disa reporterë, kanë hyrë në muzetë e Vatikanit, ku aktivistët u ngjitën në bazën e skulpturës “Laocoon dhe të bijtë”.

Menjëherë pasi ata hynë, ai seksion i muzeut ishte evakuuar dhe dy aktivistëve u ishin marrë telefonat, për çka në njoftim është cituar si shqetësues pasi video-dokumentimi shpesh përdoret si siguri që protestat të vazhdojnë pa abuzime.

Sipas njoftimit, “Laura” është diplomuar së fundi nivelin master për histori të artit, kishte thënë se ishte nxitur të protestonte, sepse kishte ndier se e ardhmja e saj personale dhe profesionale ishte marrë nga zyrtarë qeveritarë të cilët kishin filluar të injorojnë krizën klimatike. Ajo kishte shpjeguar se statuja që ajo dhe aktivisti tjetër zgjodhën i fliste këtij realiteti.

Skulptura “Laocoon dhe të bijtë” paraqet Laocoon si një figurë kyçe në mitin e luftës së Trojës. Prifti trojan, Lacoon, kishte këshilluar shokët e tij po ashtu trojanë që t’i vinin zjarrin kalit të Trojës që ishte dërguar nga grekët si dhuratë, i cili, në të vërtetë, fshihte një grup ushtarësh armiq. Në mit, Athina e ndëshkon atë për përpjekjet e tij të vazhdueshme për t’i minuar planet e grekëve dhe dërgon një gjarpër për ta mbytur atë dhe dy djemtë e tij.

“Sinjali i alarmit nuk ishte dëgjuar, i angazhuari për rrezikshmëri dhe fëmijët e tij kishin vdekur të shtypur në qetësinë e pavetëdijes dhe i gjithë qyteti i Trojës ishte djegur, duke shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve naivë dhe të pafajshëm”, ka thënë Laura në njoftim.

“Si dëshmitarë të një krize të injoruar për dekada, ne kemi zgjedhur të tërheqim vëmendje me mesazhin tonë duke iu afruar figurës së Laocoon, shikuesit që pësoi shtypje ekstreme për përpjekjen për të paralajmëruar qytetarët për katastrofën e afërt”, ka thënë një aktivist i paidentifikuar nga “Gjenerata e fundit” në njoftimin për medie. “Nuk do të ketë muze të hapur, art e as bukuri në një botë të rrënuar nga emergjenca klimatike dhe ekologjike. Thatësia, përmbytjet, zjarret, ndotja dhe mungesa e burimeve do të marrin hov nëse nuk bëhen zgjedhje radikale në këtë drejtim”.

Kjo statujë është një nga veprat më të vlefshme të artit në Vatikan. Ishte zbuluar në vitin 1506 dhe ishte identifikuar si kryevepër nga “Pliny the Elder” në shkrimet e tij. Pas zbulimit të saj ishte blerë nga Papa Julius II dhe kishte bërë qendrën e Valtikanit një kopsht të skulpturës. Mendohej se ishte punuar rreth 40-30 vjet para erës sonë.

“The Observer” këtë muaj kishte raportuar se organizatat “Just Stop Oil” dhe “Ultima Generazione” kanë pranuar një milion dollarë financim nga Fondi i Emergjencës Klimatike me bazë në Kaliforni. Drejtoresha ekzekutive e “CEF”, Margaret Klein Salamon, kishte thënë përmes një publikimi se këto para përdoren ekskluzivisht për të ofruar ndihmë juridike për aktivistët e këtyre organizatave.