Kulturë

Argëtimi si mjet për të luftuar politikën e institucionet

Descriptive Text

Darren Cullen është i njohur si artisti satirik me mbishkrimin “Spelling Mistakes Cost Lives”. Ai sapo është kthyer nga “Glastonbury Festival of Performing Arts” ku ka marrë pjesë me një ekspozitë dhe ka shitur shumë prej filxhanëve të tij “Not Piss”.

Gota e madhe është satirë e filxhanëve të njëjtë të shitur nga “Sports Direct”, një dyqan veshjesh sportive në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarja kryesore që Cullen kishte dërguar në “Glastonbury” ishte “Hell Bus”. Cullen ka shndërruar një autobus të tërë për projektin në një satirë për përpjekjet e “larjes së gjelbër” nga kompanitë e naftës.

Në autobus është një version i modifikuar i markës “Shell” që i mungon shkronja “S” dhe me flakët që shpërthejnë përtej logos. Anash autobusit është fraza “ne po kthejmë lirimin e karbonit në gjelbërim për ditën e tokës”.

Brenda është një përzgjedhje e posterëve satirikë që detajojnë mënyrat se si “Shell” dhe kompanitë e tjera të mëdha të naftës kanë përdorur një strategji marketingu që fokusohet në përpjekjet e tyre për burimet e ripërtëritshme, ndërkohë që aktualisht vazhdojnë të ndotin planetin me shumicën e investimeve të tyre.

Autobusi shndërrohet në informim për strategjitë e “larjes së gjelbër” të “Shell-it”. Por, përkundër kësaj, është edhe qesharake, kjo është arsyeja që sikur ndodh stuhi në Festivalin e muzikës.

Autobusi ishte fillimisht një ide për “Cop26” dhe është një kulm i shumë teknikave në të cilat Cullen ka punuar për më shumë se një dekadë, në të ashtuquajturën “Spelling Mistakes Cost Lives”

“Luftova ligjin dhe fitova”

Satirat e tij politike për hipokrizinë e korporatave janë marrë kryesisht me humor të mirë, por edhe e kanë futur në telashe.

Një herë avokatët e “Shell-it” i kishin dërguar atij një letër ndalimi për përdorimin e markave të tyre tregtare, duke kërkuar që ai të ndalonte shitjen e produkteve me markat e tyre brenda shtatë ditëve.

Cullen kishte kontaktuar me një mik avokat të pronësisë intelektuale, i cili kishte thënë se megjithëse nuk mund ta ndalojnë atë të bëjë art, mund ta ndalojnë nga shitja e mallit.

“Unë mund të kisha rrezikuar të luftoja, por nëse do të humbja do të ishte 40 mijë funte, gjë që do të më fundoste”, ka thënë thotë Cullen.

Ai kishte pranuar kërkesat e tyre për të ndaluar shitjen e mallit në shtatë ditë, por atë e kishte bërë në një stil që i përshtatej atij.

Së pari, ai filloi një shitje të zjarrtë për t'u përpjekur të merrte sa më shumë para nga mallrat “Hell” në javën që i kishte mbetur. Pastaj ai kishte adresuar një email tek “Shell”.

“Shpresoja që së pari të mund të sqaronit disa pika në lidhje me pretendimin për markën tregtare”, kishte shkruar ai.

“A e konsideron ‘SHELL’ markën e tyre tregtare si ‘HELL’? Nëse aktualisht nuk tregtojnë me këtë emër, a po mendojnë të riemërohen si ‘HELL’ në të ardhmen e afërt?”

Avokatët e “Shell-it” u përgjigjën se ligji i markës tregtare nuk mbulon vetëm shenjat identike, por edhe shenjat që mund të ngatërrohen me markën e tyre.

“Kështu që i shkrova përsëri duke i thënë se mund të shoh se si ‘Shell’ mund të ngatërrohet si ‘Hell’, sepse ata ishin duke krijuar një botë të djegur dhe të papërshtatshme për banim njerëzor”, ka thënë Cullen.

Më pas ai postoi pamjet e komunikimit nëpërmjet postës elektronike dhe ato filluan të bëhen virale.

“Dikush më i lartë në zinxhirin e ‘Shell-it’ e kishte parë dhe tha, 'mos i jepni më oksigjen këtij djali, kjo po i jep edhe më shumë material'. Kështu që ata thjesht pushuan së përgjigjuri. Dhe që nga kjo, mendoj se fitova përmes sarkazmit, jo për shkak të mbrojtjes së vlefshme ligjore”.

Në një moment një zonjë i kishte kërkuar që t'i bënte asaj një fotografi me autobusin në “Glastonbury”. Doli që ajo punonte për “Shell”.

Ajo e pyeti Cullen nëse ai me të vërtetë mendonte se “Shell” po përjetësonte “larjen e gjelbër”.

“Unë i thashë: 'po, patjetër'”, ka thënë ai.

“Ajo vetëm qeshi dhe tha: ‘oh, ne po hedhim çdo ditë ekuivalentin e një cisterne nafte direkt në det”. I thashë: 'nuk duhet të ma thuash këtë’”, ka thënë duke qeshur.

Nga marketingu, te arti si mjet protestues

Tani gati 40 vjeç, Cullen nuk ka qenë gjithmonë artisti politik i krahut të majtë që është sot. Ai kishte zgjedhur të studionte marketingun pasi ishte një mënyrë e mirë për të qëndruar kreativ duke respektuar frikën e prindërve të tij rreth punësimit. Atje ai kishte mësuar gjithçka për mënyrat se si reklamat manipulojnë gjuhën dhe përdorin slogane për të shitur gjërat.

Më pas ai shkoi në Glasgow për të studiuar artin e bukur. Aty kishte filluar të krijonte opinionet e tij prej një nacionalisti të djathtë i interesuar për reklamë, tek personi që është sot. Zbulimi i dokumentarit të Noam Chomsky “Manufacturing Consent” ishte një moment përparimtar për të. Libri dhe dokumentari trajtojnë modelin propagandistik të biznesit në komunikimin masiv.

“Ju nuk mund të argumentoni se nuk funksionon kështu”, ka thënë Cullen. “Dhe pastaj mendova 'çfarë dua të bëj?' A dua ta përjetësoj këtë? Kur fillova të heq dorë prej disa nga qëndrimet e mia të mëparshme, qoftë për shtetin britanik, qoftë për reklamat dhe kapitalizmin apo çfarëdo qoftë, nuk kisha më njeri përreth”, ka thënë ai.

Pas shkollës së artit, ai kishte krijuar disa nga pjesët e para që lidheshin me “Spelling Mistakes Cost Lives”.

Së pari kishte qenë një poster në vitin 2005, të cilin ai e kishte zëvendësuar me një tjetër ku shkruhej “Santa u jep më shumë fëmijëve të pasur se fëmijëve të varfër” dhe ”mos i gënjeni fëmijët tuaj rreth Santa Claus”.

Gazeta “Sun” kishte arritur të ndalojë vendosjen e posterit dhe kishte publikuar një artikull duke e quajtur Cullen një “Grinch”. Ai gjithsesi kishte arritur të rikthejë posterin.

Pas kësaj, Cullen kishte kaluar disa vjet në fokus të të qenit baterist në grupin “Shitdisco”. Pas shpërbërjes së grupit në 2009, ai ishte hedhur në “Spelling Mistakes Cost Lives”.

Cullen e di se si është të ndryshosh mendje. Pasi është larguar nga të qenit nacionalist britanik që besonte në teoritë e konspiracionit, ai beson fuqishëm në forcën e ndryshimit të mendjeve të njerëzve nëpërmjet humorit.

“Nëse mund ta bësh dikë të qeshë me ty për absurditetin e diçkaje, atëherë ai tashmë është pajtuar me ty për atë pikë, apo jo?” ka thënë ai.

Është veçanërisht e rëndësishme me artin politik që po lufton kundër strategjive të marketingut të konsumatorëve masivë.

“Ne jemi kundër të gjitha kënaqësive të kapitalizmit të konsumuar, i cili është vetëm një botë e kënaqësisë”, ka thënë Cullen. Ato janë teknikat më të sofistikuara dhe të zhvilluara të propagandës ndonjëherë dhe nëse mesazhi ynë për anën e majtë është shumë i turpshëm, ne do të humbasim njerëz”.

“Unë i mendoj këto gjëra si antireklamë ose si antipropagandë”.

Pak përpara “Glastonburyt”, Cullen e çoi punën e tij kundër reklamave në Berlin për një ekspozitë.

Për ekspozitën ai kishte sjellë një tabelë futbolli të modifikuar. Në të, ai kishte përshkruar futbollistët palestinezë të ngacmuar dhe sulmuar nga ushtarët e IDF-së. Ai ishte frymëzuar nga një incident në vitin 2014, ku ushtarët e IDF-së qëlluan dy lojtarë nën 20 vjeç nga Palestina.

Në ekspozitë, mjetet për trajtimin e propagandës reklamuese ishin diskutuar në seminare, duke përfshirë teknika, për shembull, si të zhbllokohet korniza e stacionit të autobusit për të zëvendësuar reklamën me veprën tuaj artistike.

“Ne nuk i shpikëm këto teknika”, shpjegoi Cullen.

“Një nga gjërat e mia të preferuara është se nuk është ruajtur kurrë. Ka qenë gjithmonë dikush që e ka bërë atë dhe nëse dëshiron ta bësh edhe ti, ata janë të lumtur t'ju tregojnë. Bëhet fjalë për demokratizimin e këtyre hapësirave”, ka thënë ai.

Kur ai ndalon të marrë në konsideratë ndikimin që kanë pasur veprat e tij, një pjesë e veçantë del në plan të parë. Në “Action Man: Battlefield Casualties”, Cullen bëri tre filma të shkurtër që përshkruajnë lodrën popullore “Action Man” që merret me PTSD, humb përfitimet dhe vdes i ri.

Filmat ishin bërë me grupin e bamirësisë “Veterans for Peace UK” dhe synonin të kritikonin strategjitë e rekrutimit të ushtrisë britanike që kishin synuar moshat nën 18 vjeç.

“Unë mendoj se ai projekt është një nga të preferuarit e mi”, ka thënë Cullen.

“Unë kisha parë në komente, kryesisht nga ushtarët amerikanë, se ata nuk e dinin se kishin PTSD derisa kishin parë këtë pjesë të “Action Man”.

“Kjo është një nga rastet kur kam pasur një efekt vërtet të drejtpërdrejtë dhe kam ditur se diçka e ka ndihmuar vërtet dikë”, ka sqaruar thotë Cullen.